Dy persona sulmuan dy të tjerë me thikë në Prishtinë – Të dyshuarit në mbajtje ndërsa viktimat po pranojnë tretman mjekësor në QKUK
Pas një mosmarrëveshje, dy persona kanë sulmuar me thikë dy persona të tjerë. Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje. “Rr.Osman Geci, Prishtinë 25.03.2025. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një…

Lajme
Pas një mosmarrëveshje, dy persona kanë sulmuar me thikë dy persona të tjerë.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
“Rr.Osman Geci, Prishtinë 25.03.2025. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarveshje kanë sulmuar me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/