Dy persona sulmojnë fizikisht një burrë në Podujevë, njëri prej tyre i mitur

Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona në Podujevë. Rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 18:20, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë dy meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur. “Dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri prej tyre i mitur…

Lajme

11/08/2026 09:44

Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona në Podujevë.

Rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 18:20, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë dy meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri prej tyre i mitur kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur për 24 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/