Dy persona pretendojnë se u kanosën në Leposaviq, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit
Dy persona kanë raportuar në polici se janë kanosur nga një person në Leposaviq. Rasti është raportuar më 15 gusht, rreth orës 17:30. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy ankuesit meshkuj kanë deklaruar se i dyshuari i kishte kanosur. “Dy ankuesit m/k kanë deklaruar se i dyshuari m/k, i ka kanosur”, thuhet në raport.…
Lajme
Dy persona kanë raportuar në polici se janë kanosur nga një person në Leposaviq.
Rasti është raportuar më 15 gusht, rreth orës 17:30.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy ankuesit meshkuj kanë deklaruar se i dyshuari i kishte kanosur.
“Dy ankuesit m/k kanë deklaruar se i dyshuari m/k, i ka kanosur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur diçka e dyshimtë”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Lajmi.net/