Dy persona në Gjilan e dhunojnë dhe e plaçkitin një grua, ia rrahin djalin e mitur

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast tejet të rëndë që ka ndodhur në Gjilan, ku një grua dhe djali i saj i mitur janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Në raportin e PK’së shtohet edhe se, nga viktima të dyshuarit kanë marr stoli ari dhe…

Lajme

26/05/2024 09:40

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast tejet të rëndë që ka ndodhur në Gjilan, ku një grua dhe djali i saj i mitur janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur.

Në raportin e PK’së shtohet edhe se, nga viktima të dyshuarit kanë marr stoli ari dhe një shumë parash.

Pos kësaj, në raport shtohet po ashtu edhe që viktimën dyshohet se e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjti kanë pranuar tretman mjekësor.

“GRABITJE&DHUNIM – Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një  femër dhe djali i saj i mitur,  deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, ka thënë Policia.