Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamionëve sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Për e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si…

Lajme

09/05/2025 18:12

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamionëve sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Për e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.