Dy persona lëndohen në një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan
Dy persona janë lënduar lehtë si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka thënë se ngasësi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës. “Rreth orës 08:16, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë…
Lajme
Dy persona janë lënduar lehtë si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka thënë se ngasësi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.
“Rreth orës 08:16, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë. Ka qenë vetaksident, ku ngasësi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës”, tha ai.