​Dy persona arrestohen në Lipjan për sulm ndaj një punëtori

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se kanë sulmuar një punëtor në vendin e tij të punës. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:09. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Lipjan / 19.07.2026 –…

Lajme

20/07/2026 09:25

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se kanë sulmuar një punëtor në vendin e tij të punës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:09. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lipjan / 19.07.2026 – 14:09. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kishin sulmuar në vendin e punës viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/