Dy persona arrestohen në Ferizaj për kanosje dhe pengim të zyrtarëve policorë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, në rrugën “Enver Hadri” në Ferizaj, nën dyshimin për kanosje dhe pengim të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas informacioneve, arrestimi ka ndodhur pasi që të dyshuarit, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, në rrugën “Enver Hadri” në Ferizaj, nën dyshimin për kanosje dhe pengim të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas informacioneve, arrestimi ka ndodhur pasi që të dyshuarit, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në ushtrimin e detyrës së tyre, raporton lajmi.net
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore./Lajmi.net/