Dy orë pauza e bukës në QKUK, shkaktohen radhë të njerëzve

Në Ambulantën Specialistike të QKUK-së nuk përfillen rregullat preventive kundër Cov19.

Lajme

27/10/2020 12:56

Kjo jo për shkak te padisiplinimit të pacientëve, të cilët sipas rregullave janë të pajisur me maska, por për shkak të arkës që nuk funksionon siç duhet.

Arkëtari në sportelin e Repartit të Mjekësisë Interne ka dalë në pauzë prej dy orësh, kanë treguar për Ekonomia Online, qytetarë që po prisnin të kryenin shërbime.

Personeli i pranimit nuk e dinë se kur ai kthehet, ndërkaq pacientët presin kot dhe nevrikosen pse nuk ka një zëvendësues që mund t’ua kryejë shërbimet, meqë nëpunësi i autorizuar për këtë çështje nuk është i disiplinuar në respektimin e detyrës që ka.

Si rezultat i kësaj, përkundër faktit se pacientët janë të pajisur me maska, ata detyrohen të grumbullohen pranë arkës, në pritje të arkëtarit që nuk i mjaftojnë dot as dy orë për pauzën e bukës.