Dy nga të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademaj deklarohen të pafajshëm, ndërsa njëri mbrohet në heshtje
I akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ish-bashkëshorti Naim Murseli, është deklaruar i pafajshëm në seancën e sotme gjyqësore. Njëjtë në këtë seancë u deklaruan edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla, të cilët nuk e pranuan ktakuzën për vrasjen e rëndë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tyre. “Në…

Lajme
I akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ish-bashkëshorti Naim Murseli, është deklaruar i pafajshëm në seancën e sotme gjyqësore.
Njëjtë në këtë seancë u deklaruan edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla, të cilët nuk e pranuan ktakuzën për vrasjen e rëndë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tyre.
“Në lidhje me aktakuzën dua të shtoj diçka. Nëse vërtetohen pretendimet e prokurores unë vet do të kërkoj burgim të përjetshëm”, tha Murseli.
Teksa Granit Plava nuk u deklarua, u mbrojt në heshtje, kurse i akuzuari tjetër Kushtrim Kokalla, tha se është i pafajshëm.
Ndryshe gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. /Lajmi.net/