Dy muaj nga festat e fundvitit, Komuna e Prishtinës anulon tenderin në vlerë 240 mijë euro për dekorimin e qytetit
Edhe dy muaj kanë mbetur deri kur pritet që qyteti i Prishtinës dhe të tjera qytete të shkëlqejnë nga dekorimet e vendosura nëpër sheshe për festat e fundvitit. Por, këtë vit Komuna e Prishtinës e ka anuluar tenderin e hapur për dekorime verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi. Në tenderin e hapur me…

Lajme
Edhe dy muaj kanë mbetur deri kur pritet që qyteti i Prishtinës dhe të tjera qytete të shkëlqejnë nga dekorimet e vendosura nëpër sheshe për festat e fundvitit.
Por, këtë vit Komuna e Prishtinës e ka anuluar tenderin e hapur për dekorime verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi.
Në tenderin e hapur me vlerë 240 mijë euro të cilin e kishte hapur kjo komunë, kishin aplikuar dy kompani, “Agri Bau” dhe “Te Fatosi”.
Këtë tender e kishte fituar kompania “Te Fatosi” me vlerë prej 139 mijë euro, por që më pas tenderi u anulua.
Nga Komuna e Prishtinës nuk kanë treguar pse është anuluar ky tender. /Lajmi.net/