Dy milionë dollarë për një natë

Eminem e ka marrë një ofertë që nuk mund ta refuzojë. Reperit amerikan i janë ofruar 2 milionë dollarë, për të kënduar në ndejën NFL Owners Party gjatë javës së Super Bowl. Lajmin e ka konfirmuar TMZ. Ndër të tjera, Eminem do të marrë pjesë edhe në një darkë, në të cilën do të marrin…

ShowBiz

21/12/2013 10:30

Eminem e ka marrë një ofertë që nuk mund ta refuzojë. Reperit amerikan i janë ofruar 2 milionë dollarë, për të kënduar në ndejën NFL Owners Party gjatë javës së Super Bowl. Lajmin e ka konfirmuar TMZ. Ndër të tjera, Eminem do të marrë pjesë edhe në një darkë, në të cilën do të marrin pjesë 1,500 mysafirë fatlumë.

Gjithnjë sipas TMZ, organizatorët e kësaj ndeje kishin menduar ta ftonin edhe reperin tjetër Kanye West, por i fejuari i Kim Kardashian kishte kërkuar shumë para: 1 milion dollarë plus shumë gjëra të tjera.

Në fund, organizatorët vendosën për Janelle Monae, e cila e pranoi ofertën prej 150,000 dollarësh. Do të ketë shumë performues gjatë javës së Super Bowl në New York City. Vetëm për DJ janë paguar nga 750.000 deri në një milion dollarë.