Dy meshkuj në Prishtinë tentojnë ta rrëmbejnë një femër në mes të ditës

Dy meshkuj në Prishtinë janë arrestuar pasi kanë tentuar të rrëmbejnë një femër.

Lajme

30/05/2020 09:39

Ngjarja ka ndodhur dje në mes të ditës në rrugën “Hasan Prishtina”, shkruan lajmi.net.

Njëri prej të dyshuarve kishte bashkëjetuar me viktimën, ndërkohë pas arrestimit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Hasan Prishtina, Prishtinë 29.09.2020 – 15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë viktimën femër  kosovare me të cilën njëri i dyshuari kishte bashkëjetuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/