Dy lojtarët e Barcelonës që janë ‘harruar’ nga Ronald Koeman

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta vendosi të vazhdojë t'i besojë Ronald Koemanit si trajner dhe ky ishte lajm i mirë për tekniku holandez, por jo për të gjithë.

Sport

06/10/2021 11:39

Situata për dy lojtarët që nuk janë duke luajtur në “Camp Nou”, nënkupton se do vazhdojë për derisa të jetë në krye Koeman, transmeton lajmi.net.

Riqui Puig

Koeman asnjëherë nuk është bindur nga Puig. Numrat flasin vetë. Që kur mori drejtimin e Barcelonës, mesfushori ka qenë titullar katër herë, dy herë në ligë dhe dy herë në kupë.

Ndërsa, këtë sezon ka zhvilluar vetëm 72 minuta në katër paraqitje.

Samuel Umtiti

Mbrojtësi Samuel Umtiti bindi Laporten se meriton një shans tjetër, por jo edhe trajnerin Koeman. Umtiti ndjen se është në formë, por holandezi preferon opsione tjera. Pique, Araujo, Garcia, Minguez dhe Lenglet preferon para Umtitit.

Afati i kalimtar i janarit

Puig dhe Umtiti kanë të përbashkët që janë në stol çdo javë. Janë të bindur që kanë vend në skuadër, edhe pse Koeman nuk mendon kështu.

Afati kalimtar i janarit është afruar dhe me Koeman në krye, pritet që të dy të bëhet me skuadër të re.

Barcelona dëshiron të shpëtojë nga paga e Umtitit, por situata e Puig është ndryshe.

Shumë njerëz në klub duan t’i japin shansin, ngase nëse bëhet Xavi trajner, atëherë mund të fitojë vendin titullar./Lajmi.net/