Dy kundërvajtje të rënda në trafik, Policia shqipton gjoba deri në 500 euro dhe vendos masa mbrojtëse

Dy raste të rënda të shkeljeve të rregullave në komunikacion janë evidentuar gjatë muajit shkurt, ku ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba të larta, pikë negative dhe masa mbrojtëse. Sipas njoftimit, më 15 janar 2026, një drejtues mjeti ka tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar në një zonë ku kufizimi me shenjë trafiku ishte 80 km/h. I…

Lajme

19/02/2026 13:49

Dy raste të rënda të shkeljeve të rregullave në komunikacion janë evidentuar gjatë muajit shkurt, ku ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba të larta, pikë negative dhe masa mbrojtëse.

Sipas njoftimit, më 15 janar 2026, një drejtues mjeti ka tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar në një zonë ku kufizimi me shenjë trafiku ishte 80 km/h. I njëjti ka drejtuar veturën me shpejtësi 186 km/h, raporton lajmi.net

Ky veprim është incizuar nga vetë kundërvajtësi, ndërsa më 18 shkurt 2026 atij i është shqiptuar fletëgjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masë mbrojtëse në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Ndërkaq, më 16 shkurt 2026, në rrugën Klinë–Pejë, në fshatin Grabanicë, një autobus ka kryer tejkalim në vijë të plotë, veprim i ndaluar me shenja trafiku horizontale dhe vertikale. Shkelja është dëshmuar përmes videoincizimit, ndërsa ndaj kundërvajtësit është shqiptuar fletëgjoba prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 3 muajsh.

Autoritetet e trafikut apelojnë për respektim të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se shkelje të tilla rrezikojnë seriozisht sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik./Lajmi.net/