Dy kosovarë vdesin brenda 24 orësh nga COVID-19, konfirmohen 869 raste të reja
Edhe 869 raste me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Gjithashtu, brenda kësaj periudhe kanë vdekur edhe dy persona si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, shkruan lajmi.net. MSH njofton se janë shëruar 1 mijë e 265 persona. Janë kryer gjithësej 2703 testime. /Lajmi.net/
