Dy kolegje universitare kalojnë N’Trip – Banka Ekonomike shërbime të reja me Vala (Foto)

Dy kolegje Universitare, “Universi” dhe Kolegji Europian i Kosovës, si dhe Banka Ekonomike e Kosovës, nënshkruan marrëveshje me Telekomin e Kosovës, marrëveshje të cilat pritet të rrisin numrin e klientëve të Vala-s, rritjen e përdorimit të shërbimeve të Vala-s si dhe lehtësime për përdorimin e këtyre shërbimeve.

Lajme

27/10/2015 16:54

Banka Ekonomike e Kosovës ka vendosur që t’iu krijojë lehtësira 100 mijë klientëve të saj në blerjen e shërbimeve të Vala-s, mbushje, rimbushje pakosh, internet, etj, jo vetën në degët bankare, por edhe përmes bankomatëve dhs sistemeve tjera elektronike.

“Ne sot  po bëjmë edhe një hap drejt modernizimit të shërbimeve tona dhe kështu së bashku me z. Mustafa, po nënshkruajmë një marrëveshje e cila është në interes të klientëve të Bankës dhe Valës”, theksoi Merita Gjyshinca-Peja, drejtoreshë Ekzekutive e Bankës Ekonomike.

aaa

Ndërsa dy kolegjet universitare, vendosën t’i bashkangjiten universiteteve dhe kolegjeve të tjera, duke i anëtarësuar të gjithë studentët e tyre në pakon N’trip, pako e cila përmbledh mbi 50 mijë anëtarë dhe ku shumica prej tyre janë studentë universitarë.

Drejtuesit e Kolegjit “Universi”, të cilët së bashku me 500 studentët hynë në Vala, thanë se ndihen të privelegjuar për këtë fakt.

aaaa

“T’i bashkangjitesh modelit të Vala-s, që është një model i veçantë, sidomos për studentët të cilët do të jenë pjesë e pakos N’trip, ku aderojnë mbi 90 përqind e studentëve të Kosovës, do të thotë më shumë se një mundësi ideale”, tha Dugagjin Sokoli, rektor i Kolegjit “Universi”.

Pako Ntrip, që Vala ka lansuar prej disa muash, është pakoja më atraktive në treg pasi mundëson që krejt studentët e Kosovës të komunikojnë sikurse brenda rrethit me vetëm 2.99 euro. Kundrejt kësaj shume të vogël, studentët dhe të rinjtë tjerë deri në moshën 27 vjeçare do të marrin 2 GB internet të shpejtë 3G dhe 4G, biseda me kufij me 50 mijë anëtarët aktual të Pakos N’trip dhe mijëra të tjerë në të ardhmen dhe 500 SMS.

“Për Kolegjin Europian të Kosovës  është një ngjarje e veçantë marrëveshja e sotme me Vala-n për faktin se flitet për një partner të ri dhe shumë të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit, nga i cili përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë stafi akademik, por në veçanti studentët tanë që do t’i bashkangjiten mijëra studentëve të tjerë”, pohoi dekani i Kolegjit Europian të Kosovës, Ali Bajgora.

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, bëri të ditur se nënshkrimi i tri kontratave të reja në një ditë tregon dinamikën me të cilën është duke u punuar në kompani.

“Me marrëveshjet si këto sot, përfitues janë klientët e Valës, klientët e Bankës si dhe studentët. Dy universitete sot hyn së bashku me stafin e tyre në Vala. Stafi do të jetë me kontrata PostPaid, ndërsa studentët do jenë të pjesë e pakos më atraktive që ekziston jo vetëm në tregun e Kosovës, por edhe në regjion dhe më larg. Me nënshkrimin e këtyre dy kontratave me dy kolegjet e nderuara, pothuajse e mbyllëm ciklin dhe tani lirshëm mund të deklarojmë që objektivi u përmbush”, deklaroi Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Pakoja N’trip, brenda disa muajsh u rrit në mijëra anëtarë, ndërsa kolegjet dhe universitetet bashkë me studentët e tyre hynë me radhë në pako.

aaaaa