Dy kamionë përplasen në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë dy kamionë me targa vendore, ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes ka intervenuar njësiti për Menaxhimin…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren.
Në aksident janë përfshirë dy kamionë me targa vendore, ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes ka intervenuar njësiti për Menaxhimin dhe Kontrollin në Autostradë.
Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. /Lajmi.net/