Dy jordanezë kalojnë ilegalisht kufirin, ndalohen nga Policia e Kosovës

Të shtunën pasdite, dy shtetas të Jordanisë dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin në Jarinje. Policia e Kosovës arriti t’i ndalojë që të dy në Leposaviq. Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Nga patrulla policore janë ndaluar dy meshkuj shtetas të Jordanisë, të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht. Në…

Lajme

08/06/2025 10:28

Të shtunën pasdite, dy shtetas të Jordanisë dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin në Jarinje.

Policia e Kosovës arriti t’i ndalojë që të dy në Leposaviq.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Nga patrulla policore janë ndaluar dy meshkuj shtetas të Jordanisë, të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.