Dy javë para ndeshjes me Kosovën, portieri i Suedisë merr vendimin e papritur
Portieri i Suedisë, Robin Olsen, sot është pensionuar nga kombëtarja. Lajmin e ka bërë të ditur Federata suedeze e futbollit. Në njoftimin e lëshuar nga Federata çmohet kontributi i Olsen në 79 ndeshje për kombëtaren, dy finale të Kampionatit Evropian dhe në një finale të Kupës së Botës, që aq sa janë sukses për Suedinë,…

Sport
Portieri i Suedisë, Robin Olsen, sot është pensionuar nga kombëtarja.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata suedeze e futbollit.
Në njoftimin e lëshuar nga Federata çmohet kontributi i Olsen në 79 ndeshje për kombëtaren, dy finale të Kampionatit Evropian dhe në një finale të Kupës së Botës, që aq sa janë sukses për Suedinë, aq janë edhe arritje e madhe personale për portierin 35-vjeçar.
Olsen do vazhdojë të jetë portier i FC Malmo-s, teksa pensionimi i tij vjen dy javë para ndeshjes me Kosovën, që do të zhvillohet në Gothenurg.
Kujtojmë se vetëm tri javë më parë, po nga Kosova, Olsen pësoi dy gola bombastikë, në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.