Dy gjoba ndaj dy kundërvajtësve të shpejtësisë në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjobitur dy persona, lidhur me dy raste të ndryshme të kundërvajtjes së shpejtësisë në Gjilan. Njëri nga shoferët ka vozitur me shpejtësi 89 km/h, në zonën me kufizim të shpejtësisë 50 km/h, shkruan lajmi.net. Si pasojë e kësaj i është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri pikë negative…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjobitur dy persona, lidhur me dy raste të ndryshme të kundërvajtjes së shpejtësisë në Gjilan.
Njëri nga shoferët ka vozitur me shpejtësi 89 km/h, në zonën me kufizim të shpejtësisë 50 km/h, shkruan lajmi.net.
Si pasojë e kësaj i është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri pikë negative dhe i është ndaluar vozitja e mjeteve motorike për gjashtë muaj.
Kundërvajtësi tjetër ka vozitur me shpejtësi 101 km/h, në zonën me kufizim të shpejtësisë 50 km/h, ku i është shqiptuar gjoba me vlerë 500 euro, pesë pike negative dhe i është ndaluar vozitja e mjeteve motorike për një vit. /Lajmi.net/