Dy gjigantët italian interesohen për Iscon

Futbollisti nuk bënë pjesë në planet e Carlo Ancelottit.

Sport

14/09/2021 15:12

Isco gjatë tërë afatit kalimtar të verës ishte i lidhur me një largim nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, futbollisti mbeti në ekip por duket se pritet të largohet në merkato e ardhshme pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Juventus dhe Milan janë shumë të interesuara në transferimin e Iscos.

Mesfushori ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në qershor të vitit 2022 dhe nuk e ka në plan ta rinovojë atë.

Dy gjigantët italian duan ta marrin spanjollin si futbollistë të lirë verën e ardhshme. /Lajmi.net/