Dy ekipet e Mançesterit në garë për Gnabryn

Manchester City dhe Manchester United janë në garë për anësorin e Bayern Munich, Serge Gnabry.

Sport

04/07/2022 12:14

Gnabry ka kontratë me Bayernin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa rinovimi nuk po arrihet.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim drejt tij, së fundmi edhe dy gjigantët anglezë, Man City dhe United.

Sipas ‘The Sun’, klubet nga Mançesteri po e monitorojnë situatën e anësorit, përcjell lajmi.net.

Përveç tyre interesim për gjermanin kanë shfaqur edhe Real Madridi.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e lojtarit./Lajmi.net/