Dy ekipet e futbollit me të cilat ishte tifoz Kobe Bryant
Kobe Bryant së bashku me basketbollin ishte tifoz i flaktë i futbollit.

Sport
Kobe Bryant ishte një prej basketbollistëve më të mirë në histori. Mirëpo, legjenda e ndjerë e Los Angeles Lakers ishte edhe tifoz i madh i futbollit.
Ai gjatë një interviste për “ESPN” kishte bërë të ditur se është tifoz i dy skuadrave të mëdha të futbollit, përcjell lajmi.net.
“E dua Milanin dhe Barcelonën”, kishte deklaruar Bryant.
“Nëse më prisni duart, do të shihni katër ngjyra, ngjyrat e Barcelonës dhe Milanit”, shtoi ai.
Në nivelin ndërkombëtar, nuk ekzistonte asnjë lloj ndarje.
Bryant kishte thënë se mbështet vetëm ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/