​Dy “Dardanët” e rinj, flasin pas ftesës nga Kombëtarja

Dy futbollistët e rinj kanë shprehur emocionet dhe motivimin e tyre pas ftesës për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore. Në prononcimin për Federatën e Futbollit të Kosovës, Matoshi dhe Nivokazi deklaruan se janë pritur jashtëzakonisht mirë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik. Lojtari, Valmir Matoshi, theksoi gjithashtu…

Sport

28/05/2026 15:40

Dy futbollistët e rinj kanë shprehur emocionet dhe motivimin e tyre pas ftesës për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore.

Në prononcimin për Federatën e Futbollit të Kosovës, Matoshi dhe Nivokazi deklaruan se janë pritur jashtëzakonisht mirë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik.

Lojtari, Valmir Matoshi, theksoi gjithashtu se është i lumtur për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke theksuar se do të japë maksimumin për fanellën e Kosovës dhe do të mundohet ta shfrytëzojë këtë mundësi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke treguar se, pavarësisht se është hera e parë që ftohet nga Kosova, ndihet sikur ka kohë të gjatë që është pjesë e ekipit.

“Është një ndjenjë shumë e mirë, të cilën nuk e kisha përjetuar deri tash. Të gjithë lojtarët janë shumë të mirë, po ashtu edhe stafi i trajnerëve. Bisedojmë lirshëm me njëri-tjetrin, ashtu siç duhet të jetë.Po më duket sikur kam luajtur për kohë të gjatë për Kosovën. Më vjen mirë prej të gjithëve për pritjen” – ka thënë Matoshi.

Ndërkohë, Matoshi, tregoi se i ka ndjekur vazhdimisht “Dardanët” dhe së është ndier i zhgënjyer që ata nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Botëror.

“Thuajse të gjitha ndeshjet e Kosovës i kam shikuar më herët. E kam parë edhe ndeshjen e fundit kualifikuese ku ishte afër kualifikimit në Botëror. Do të ishte mirë, por nuk u bë” – deklaroi Matoshi.

Megjithatë, ai mbetet optimist për të ardhmen dhe beson se Kosova mund të arrijë një sukses historik në vitet e ardhshme, me kualifikimin në “Euro 2028” si objektivin kryesor të ekipit.

Megjithatë, mbetet optimist për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës ku beson se mund të arrijë një sukses historik në vitet e ardhshme, atë të kualifikimit për në “Euro 2028”.

Në anën tjetër, edhe Rilind Nivokazi ka ndarë emocionet e tij, duke e cilësuar këtë moment si një krenari të madhe.

“Krenari shumë e madhe për mu e familjen teme. Ekipi më ka prit shumë mirë. Trajneri na ka sugjeruar ta japim maksimumin pasi këto miqësore janë përgatitje për kualifikime që vijnë” – ka thënë Nivokazi.

Të dy futbollistët pritet të jenë pjesë e rëndësishme e grupit gjatë këtyre ndeshjeve miqësore, të cilat shërbejnë si test i vlefshëm për Kombëtaren para sfidave kualifikuese që e presin në vazhdim.