Dy çanta në vlerë mbi 16 mijë euro- Dogana ndalon mallin e padeklaruar në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka raportuar një rast të ndalimit të mallit të padeklaruar në vlerë prej 16 mijë eurove në Vërmicë. Mallrat në këtë rast ishin dy çanta të markës së njohur “Hermes”, transmeton lajmi.net. “Gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit,…
Lajme
Dogana e Kosovës ka raportuar një rast të ndalimit të mallit të padeklaruar në vlerë prej 16 mijë eurove në Vërmicë.
Mallrat në këtë rast ishin dy çanta të markës së njohur “Hermes”, transmeton lajmi.net.
“Gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro”,thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të kontrolleve të rregullta në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi, ku gjatë kontrollit janë zbuluar dy çanta të markës së njohur luksoze “Hermes”, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes.
Gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij.