Dy burra e kanë mbyllur një tjetër në një kafiteri në Suharekë duke e sulmuar me grushte, arrestohen të dy

Janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njejtit kanë mbyllur një person në një kafiteri. Aty e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me grushte dhe kanë kanosur viktimën, shkruan lajmi.net. Siç njofton Policia, motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh që viktima ua kishte të dyshuarve. “Suharekë 28.02.2025-18:10 Janë arrestuar dy të…

Lajme

01/03/2025 09:24

Janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njejtit kanë mbyllur një person në një kafiteri.

Aty e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me grushte dhe kanë kanosur viktimën, shkruan lajmi.net.

Siç njofton Policia, motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh që viktima ua kishte të dyshuarve.

“Suharekë 28.02.2025-18:10 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull  kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/