Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, disa të lënduar
Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka thënë se në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete dhe përveç dëmeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Aksidenti i dytë ka ndodhur në fshatin Sllatinë,…
Lajme
Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete dhe përveç dëmeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në fshatin Sllatinë, ku edhe janë shkaktuar kolona të gjata deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve, sipas procedurave ligjore. Apelojme tek te gjithe drejtuesit e automjeteve per kujdes te shtuar dhe pershtatje te shpejtesise me kushtet ne rruge dhe respektim te shenjave te trafikut”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/