Dy aksidente trafiku me të lënduar në Deçan dhe Pejë
Dy aksidente trafiku me lëndime trupore janë raportuar të kenë ndodhur dje në komunat e Deçanit dhe Pejës. Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:55 në Deçan, ku si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy automjeteve, janë lënduar dy meshkuj kosovarë, derisa…

Lajme
Dy aksidente trafiku me lëndime trupore janë raportuar të kenë ndodhur dje në komunat e Deçanit dhe Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:55 në Deçan, ku si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy automjeteve, janë lënduar dy meshkuj kosovarë, derisa të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Po ashtu rreth orës 10:45, është raportuar edhe për një aksident tjetër në Pejë po ashtu mes dy automjeteve.
Nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona dhe janë trajtuar nga ekipi mjekësor.
Lidhur me këtë Polica ka iniciuar rastin, teksa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e këtyre ngjarjeve. /Lajmi.net/