Dushi: Kurti dhe VV-ja e ka dëshmuar shumë herë se nuk e duan stabilitetin, ata duan krizë

Kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Ai ka treguar qëllimet e kryeministrit në detyrë. Sipas tij, Kurti dhe partia e tij tashmë e kanë dëshmuar disa herë se nuk duan stabilitet. “Tashmë e ka…

Lajme

05/08/2026 10:07

Kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Ai ka treguar qëllimet e kryeministrit në detyrë.

Sipas tij, Kurti dhe partia e tij tashmë e kanë dëshmuar disa herë se nuk duan stabilitet.

“Tashmë e ka dëshmuar shumë herë Kurti dhe organizata e tij se nuk e duan stabilitetin. Ata duan krizë, sepse me kriza u rritën dhe në krizë mbijetojnë. Krizat i krijojnë, i thellojnë dhe pastaj i shfrytëzojnë politikisht. Sa herë vendit i duhet qetësi, normalitet dhe institucione që funksionojnë, ata prodhojnë konflikt, përçarje dhe krizë”, ka shkruar Dushi në profilin e tij në Facebook.