Durmishi thotë se nuk di asgjë për bastisjet te ministria që përfaqëson

Zëvendësministri i Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se bastisjet nuk po bëhen te Ministria e Infrastrukturës, derisa për bastisjet te mjedisi ka theksuar se nuk di asgjë. Durmishi ka thënë se krejt çka di është ajo që është raportuar në media. “Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka asnjë bastisje,…

Lajme

08/10/2024 12:31

Zëvendësministri i Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se bastisjet nuk po bëhen te Ministria e Infrastrukturës, derisa për bastisjet te mjedisi ka theksuar se nuk di asgjë.

Durmishi ka thënë se krejt çka di është ajo që është raportuar në media.

“Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka asnjë bastisje, as asgjë…Tek Ministria e Infrastrukturës jo, tek e mjedisit nuk di, kam parë lajme, por nuk di asgjë më shumë”, tha Durmishi.