Durmishi pas videos së Abdixhikut për projektet infrastrukturore: Rrugët Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë përfundojnë këtë mandat
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pasi i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video ironizuese për projektet infrastrukturore. Durmishi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pamjet me të cilat e ka shoqëruar Abdixhiku videon janë vet projektet që janë nisur nga etërit e tij politik. Ai ka shkruar se…

Lajme
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pasi i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video ironizuese për projektet infrastrukturore.
Durmishi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pamjet me të cilat e ka shoqëruar Abdixhiku videon janë vet projektet që janë nisur nga etërit e tij politik.
Ai ka shkruar se brenda këtij mandati do të përfundojnë dy rrugët e mëdha, Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë, “të nisura jo vite, por më shumë se një dekadë më parë”.
“Brenda këtij mandati kemi paguar shumë borxhe të trashëguara që mentaliteti i sojit të tij politik ja lanë vendit ku pa para të ndara niseshin projekte për fushatë. Gjetëm 347 milion euro kontrata të nënshkruara e buxhet vetëm 70 milion euro. Gjetëm borxhe për shpronësime në vlerë 184 milion euro. Brenda këtij mandati, e kemi nisur e po ecë mbarë rruga Prishtinë-Pejë, ku vetëm në një aks i kemi shpëtuar 150 milionë euro. Na kanë vonuar shumë, por do t’ia dalim edhe në dy rrugë që pikërisht ai mentalitet i ka tërthuruar si mos më keq, rrugët Prishtinë-Gjilan dhe Dollc-Gjakovë”, ka shkruar Durmishi.
Ai ka konsideruar se Abdixhiku po gënjen duke listuar disa arsye, shkruan lajmi.net.
“Vetëm në veri të vendit kemi shtruar mbi 65 km rrugë me asfalt dhe 100 km janë në proces. Ndërkaq, ati yt politik, kryetari yt i nderit, si Kryeministër ka shkuar në atë pjesë vetëm për një përurim, madje urë, që ishte projekt i KFOR-it. Shkuarja për shkak të bandave kriminale ishte bërë nëpërmjet rrugëve malore madje. Gjatë këtij mandati gjithsej kemi shtruar mbi 450 km rrugë në total dhe shumë të tjera janë në proces. Është hera e parë që ministria jonë ka financuar projekte në të gjitha komunat e Kosovës pa e diskriminuar asnjë komunë të vetme. Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. 175 projekte të reja në komuna janë financuar nga ne. Veç në projektin që ti tentove ta vjedhësh si projekt duke e shitur si investim të LDK-së në Pejë e që ishte i ministrisë sonë janë 6 km asfalt. Lumir Abdixhiku, ndoshta veç një rrugë nuk do të mund ta shtrojmë sepse është e kundërligjshme dhe kalon mbi pronën e shpinën e qytetarëve, ajo është rruga “Shahin Kolonja”, që ti dëshiron më forcë të pushtetit në Prishtinë të shkelesh mbi çdokënd vetëm që të bëhesh me rrugë”, ka shtuar mes tjerash Durmishi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: