Durmishi: Jemi në gjendje gatishmërie, e po ndërhyjmë për ta përmirësuar qarkullimin- vozisni me kujdes

Hysen Durmishi është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar pas reshjeve të shiut e vërshimeve të shumta. Si drejtues i Ministrisë së Infrastrukturës në detyrë, Durmishi deklaroi se këto reshje kanë ndikuar edhe në disa rrugë, por se janë në teren duke u përkujdesur për të përmirësuar qarkullimin. “Që nga mbrëmë jemi në gjendje…

Lajme

06/01/2026 10:31

Hysen Durmishi është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar pas reshjeve të shiut e vërshimeve të shumta.

Si drejtues i Ministrisë së Infrastrukturës në detyrë, Durmishi deklaroi se këto reshje kanë ndikuar edhe në disa rrugë, por se janë në teren duke u përkujdesur për të përmirësuar qarkullimin.

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit”,deklaroi ai.

Durmishi tha se , megjithatë duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

“Ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës”./Lajmi.net/