Durmishi: Javën tjetër pritet fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se në kanalin e Ibër-Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi. Sipas Durmishit, me intensitetin aktual të punimeve, gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi. “Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të…

Lajme

04/12/2024 18:12

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se në kanalin e Ibër-Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.

Sipas Durmishit, me intensitetin aktual të punimeve, gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi.

“Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, shkroi ai.

Më 29 nëntor ka ndodhur një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin shpërthim janë arrestuar deri më tani 10 persona, ku dy prej tyre janë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.