Duncan: Thaçit e Çekut iu thash se keni filluar punën si terrorist, por e keni kaluar atë prag, keni nënshkruar në Rambuje, keni derdhur gjak dhe tani përceptoheni si luftëtarë lirie
Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai foli për takimet me Thaçin dhe të tjerët më datë 19 qershor, por më parë foli edhe për datën 18 qershor dhe diskutimet mes ndërkombëtarëve. “Së pari ne i kërkuam…

Lajme
Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai foli për takimet me Thaçin dhe të tjerët më datë 19 qershor, por më parë foli edhe për datën 18 qershor dhe diskutimet mes ndërkombëtarëve.
“Së pari ne i kërkuam Rubin Cook që ishte ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe që të kontaktonte me Thaçin dhe të diskutonte për marrëveshjen që ishte negociuar në Kosovë. Ne kishim një problem madhor, sikurse e thash paragrafi 25 ishte hartuar nga ana e UÇK-së dhe formulimi ishte i tillë që jepte njohje të nënkuptuar të Qeverisë së Përkohshme. Sigurisht që ne i thamë që ky formulim ishte i papranueshëm dhe ne nuk pajtohemi me të. Unë dhe gjenerali i ri e rihartuam paragrafin 25”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se në bisedë me gjeneralin Wesley Clark, i kanë treguar për problemin, e më pas ai ka thënë se paragrafi 25 duhej të hiqej
“Opsioni ishte që të kishim një marrëveshje dypalëshe, ose marrëveshje zotimi sipërmarrje të njëanshme, dhe ne mund të thonim publikisht që kjo mund të jetë një marrëveshje njëkahëshe nga UÇK-ja dhe nëse donin ata mund ta përdornin të njëjtin formulim të ndryshuar sigurisht. Pastaj, ne u pajtuam me formulimin fundor dhe ata u pajtuan me ne”, ka thënë ai.
Për takimin e 19 qershorit, Duncan ka thënë se serbët ishin larguar prej asaj zone, gjë që mundësonte që të fluturonin për në takim.
Ai ka thënë se ai dhe ekipi i tyre iu bashkuan ekipit të SHBA-ve që veçse kishin biseduar me Thaçin.
Duncan ka thënë se ky takim ka zgjatur gjatë gjithë ditës.
Takimi zgjati gjatë gjithë ditës.
“Në kohë kur Thaçi mbërriti, në çfarë faze ishte marrëveshja angazhuese. Ne kishim trajtuar çështje logjistike praktike dhe pjesën më të madhe të asaj dite e kemi kaluar me orvatjet e Thaçit dhe Krasniqit për të përfshirë një formulim politik, që në mënyrë të tërthortë do t’iu jepte atyre njohje. Pjesën dërmuese e kemi kaluar duke diskutuar në atë aspekt. Kjo do të cenonte vetë thelbin e marrëveshjes zotuese të angazhimit”, ka thënë ai.
Duncan ka treguar se si i kishte ndërprerë bisedat dhe kishte kërkuar një takim vetëm mes tij, Hashim Thaçit, Agim Çekut, Jamie Rubin dhe gjeneralit Rith, për çka tha se u befasua që të gjithë u ngritën në këmbë.
“Situata dukej se po dilte nga kontrolli, Thaçi dhe këshilltarët e tij po ushtronin kaq shumë trysni që të përfshihej një formulim i tillë që për ne ishte i papranueshëm, saqë mua mu desh që të ngrihesha dhe iu kërkova komandantëve të zonës të largoheshin nga dhoma. Kërkova një takim të veçantë me Thaçin, Çekun, Jamie Rubin, gjeneralin Rith dhe unë vet dhe për befasinë time të gjithë u ngritën në këmbë dhe u larguan nga aty. Arsyeja për këtë ishte se ata më përceptuan mua si emisar politik. Jamie Rubin fliste me një mendësi komuniste ndërsa unë isha i veshur si një komisar, dhe më panë si të tillë prandaj u ngritën të gjithë në këmbë dhe u larguan” ka shtuar ai.
Ai tregon edhe se çka iu tha Thaçit e Çekut “troq”.
“Në këtë ndërhyrje iu thash troç që e keni filluar punën si terrorist, por më pas e keni kaluar atë prag, keni nënshkruar në Rambuje, keni derdhur gjak dhe tani ju përceptoheni mundësisht si luftëtarë lirie. Por, megjithatë ju nuk keni shtet, nuk keni Qeveri dhe nëse doni të shkoni atje dhe duhet të shkoni, duhet që këtë marrëveshje zotimi ta nënshkruani. Thaçi nuk tha gjë, Çeku e mori diagramin që kisha vizatuar unë dhe iu tregoi më vonë komandantëve të zonës. Në fakt këtë doja ta bënte ai, t’iu tregonte këtë diagram dhe ata të bindeshin të nënshkruanin marrëveshje. Me këtë e kuptova se atij i duheshin të merrte miratimin e tyre. /Lajmi.net/