Dumani mbyll kapitullin si kreu i SPAK: Kemi marrë presione por nuk do ndalemi
Ish-Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur këtë hënë në ceremoninë e prezantimit të kreut të ri të SPAK Klodian Braho. Dumani falenderoj kolegët, ndërkombëtarët dhe publikun shqipatar për besimin dhënë për këtë institucion. Fjala Dumanit: E nderuar zonja Bogdani, të nderuar diplomatë të Bashkimit Evropian, të nderuar asistues të OPDAT, i nderuar Ambasador i…
Lajme
Ish-Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur këtë hënë në ceremoninë e prezantimit të kreut të ri të SPAK Klodian Braho. Dumani falenderoj kolegët, ndërkombëtarët dhe publikun shqipatar për besimin dhënë për këtë institucion.
Fjala Dumanit:
E nderuar zonja Bogdani,
të nderuar diplomatë të Bashkimit Evropian,
të nderuar asistues të OPDAT,
i nderuar Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri,
i nderuar zoti Keta.
Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në jetën dhe karrierën time 26-vjeçare si prokuror. Drejtimi i SPAK ka qenë një privilegj i madh dhe një përgjegjësi e lartë.
Gjatë kësaj rruge jemi përballur me përgjegjësi të mëdha institucionale dhe me vendime të rëndësishme. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot mund të them me bindje se SPAK është më i fortë se më parë. Kjo është një arritje e ndërtuar falë përkushtimit të të gjithë punonjësve, të cilëve dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë.
Dua gjithashtu t’u shpreh falënderimet dhe mbështetjen time partnerëve tanë në çdo etapë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë proces. Një falënderim i veçantë i shkon edhe publikut shqiptar, besimi i të cilit ka qenë forca jonë më e madhe.
I uroj suksese zotit Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet te trashëgimia gjashtëvjeçare dhe do ta çojë përpara misionin e SPAK.