Prej nesër rregulla të reja për gomat e automjeteve në Gjermani

Duke filluar nga nesër në Gjermani do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për gomat e automjeteve për shkak të kushteve dimërore. Në Gjermani tash e tutje gomat duhet të kenë shenjën “3PMSF” dhe jo “M+S”, shenjë që ishte e lejuar deri më tani. Por ku qëndron dallimi? Sipas Bipunkt shenja “3PMSF” jepet vetëm pas testimit…

Lajme

30/09/2024 12:25

Duke filluar nga nesër në Gjermani do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për gomat e automjeteve për shkak të kushteve dimërore.

Në Gjermani tash e tutje gomat duhet të kenë shenjën “3PMSF” dhe jo “M+S”, shenjë që ishte e lejuar deri më tani.

Por ku qëndron dallimi?

Sipas Bipunkt shenja “3PMSF” jepet vetëm pas testimit rigoroz, duke siguruar që gomat të funksionojnë në mënyrë efektive në dëborë dhe akull. Këto goma sigurojnë tërheqje më të mirë në rrugë, veçanërisht në dëborë dhe akull, dhe zvogëlojnë rrezikun e rrëshqitjes në kushtet sfiduese të dimrit.

Ndërsa, “M+S” (Baltë dhe borë tregon se gomat kanë disa veçori që i bëjnë ato më të përshtatshme për vozitje në baltë ose borë, por ato nuk i janë nënshtruar testeve të detyrueshme për të vërtetuar efektivitetin e tyre në kushte të vështira dimri./Lajmi.net/