Dukagjini mposht Drenicën, Trepça ’89 del me tri pikë nga Ferizaj

Dukagjini dhe Trepça ’89 janë dy skuadrat tjera që e mbyllën xhiron me fitore. Skuadra e Dukagjinit ka marrë fitore minimale në udhëtim kundër Drenicës, shkruan lajmi.net. Fitoren për Dukagjinin e siguroi Altin Mërlaku, i cili shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, në pjesën e parë. Ndeshje interesante ishte edhe në Ferizaj, mes Ferizaj…

Sport

09/11/2022 15:02

Dukagjini dhe Trepça ’89 janë dy skuadrat tjera që e mbyllën xhiron me fitore.

Skuadra e Dukagjinit ka marrë fitore minimale në udhëtim kundër Drenicës, shkruan lajmi.net.

Fitoren për Dukagjinin e siguroi Altin Mërlaku, i cili shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, në pjesën e parë.

Ndeshje interesante ishte edhe në Ferizaj, mes Ferizaj dhe Trepçës ’89.

Mitrovasit morën fitore me rezultatin 2:3, me Albion Pllana që zhbllokoi sfidën për 0:1.

Ferizaj barazoi me Panadic nga penalltia, por ’89 reagoi shpejt me Drilon Fazliun dhe Ojekambin për 1:3.

Rezultati final i Ferizaj-Trepça ’89 u shënua nga Astrit Fazliu. /Lajmi.net/