Dukagjini arrin fitore të madhe ndaj Gjilanit

Dukagjini ka arritur të marr fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e xhiros 30 në Superligën e Kosovës, ndaj Gjilanit.

Sport

24/04/2022 15:23

Ekipi nga Klina mposhti Gjilanin me rezultat 2:0.

Kështu Dukagjini arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme, pasi kërkon të largohet nga zona e barazhit.

Ndërsa në anën tjetër Gjilani pas kësaj humbje nuk arriti të marr vendin e dytë në tabelë dhe tashmë ka mbetur prapa në luftën për titull.

Ishte Altin Mërlaku i cili fillimisht shënoi për epërsinë e Dukagjinit, në minutën e 33` të ndeshjes.

Tre minuta më vonë i njëjti shënoi një supergol, për të dyfishuar rezultatin, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë vazhdoi me raste nga të dy ekipet, me lojtarët e Gjilanit që po kërkonin të ngushtonin epërsinë, por nuk arritën.

Kështu Dukagjini arkëton tri pikë shumë të rëndësishme dhe qëndron në vendin e tetë me 36 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e tretë me 55 gjithsej./Lajmi.net/