Dukagjin Lipa: Faleminderit që e bëtë ëndrrën realitet!
Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa ka sjell pamje nga konferenca e mbrëmshme.

ShowBiz
Ai së bashku me të bijën, Duan mbrëmë organizuan një konferencë drejtuar mediave shqiptare, shkruan lajmi net.
Në postimin e fundit, Dukagjini falënderon të gjithë të pranishmit teksa thotë disa fjalë rreth festivalit “Sunny Hill”.
“Faleminderit për të gjithë mbështetjen. Asgjë e bukur nuk ndodhë nëse nuk ke shoqëri të bukur. Faleminderit që e bëtë ëndrrën realitet. “Sunny Hill Foundation”, 100.000 mijë euro donacione kanë përfunduar. Le të bëjmë edhe më shumë”, ka shkruar ai.
Nesër Dua pritet të performojë në natën e parë të festivalit. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BmQgoaGFQ7j/?hl=en&taken-by=dukagjinlipa