Duhet të presim për një datë të re për ndeshjen Maqedoni – Kosovë, UEFA ka shtyrë takimin e 27 majit?

Siç mëson Tuttomercato nga burimet e brendshme, UEFA ka një plan të r.

Sport

16/05/2020 11:42

Takimi kryesor i planifikuar për datën 27 maj do të shtyhet për muajin qershor, dhe ka ngjarë të ndodh më 17 ose 18 qershor.

Drejtuesit e UEFA-s duan t’u japin kohë federatave për përfundimin e sezonit, përcjell lajmi.net.

Pra, tani 25 maji nuk është afati i fundit për federatat që të informojnë UEFA-n nëse kampionatet do të vazhdohen dhe në çfarë kushtesh.

Atyre u jepet më shumë fleksibilitetet në vendimmarrje, dhe gjithashtu aludohet se 3 gushti si afati i fundit për përfundimin e ligës, mund të zgjatet.

Më 17-18 qershor do të vendoset se kur do të luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës, pastaj do të përcaktohen kushtet e kualifikimeve në këto gara.

Kjo do të thotë se do të presim një datë të re për duelin historik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për Play Off e Ligës së Kombeve që dërgon në Kampionatin Evropian./Lajmi.net/