Duhet dialog mes pozitës dhe opozitës

Analisti nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Naim Rashiti thotë se protesta e organizuar të martën ndodhi si rezultat i disa gabimeve të Qeverisë por dhe dëshirës së Vetëvendosjs që të kapitalizojë situatën dhe mllefin qytetarë.

Lajme

29/01/2015 07:46

Në intervistën dhënë për Epoka e Re, Rashiti ka thënë se qeveria dhe opozita duhet të fillojnë një dialog, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje.

“Rasti i Jabllanoviqit dhe Trepçës vetëm mbushi gotën. Protesta ndodhi edhe si rezultat i gabimeve të qeverisë në marrjen e masave për ta shpjeguar çështjen e Trepçës dhe veprimeve ndaj një ministri, por edhe dëshirës së Vetëvendosjes së Albin Kurtit për ta kapitalizuar situatën rreth këtyre dy çështjeve dhe mllefin e qytetarëve”.

“Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të fitojë poenë politikë dhe përkrahës ndërmjet këtyre protestave, përkrahje të cilën do ta humbet nëse organizon protesta të dhunshme”.

“Edhe qeveria edhe opozita duhet të thërrasin për dialog. Qeveria ka përgjegjësi më të madhe dhe duhet të bëjë gjithçka që mos t’u japë qytetarëve arsye për të dalë në rrugë”, ka thënë Rashiti.