Duhanpirësit nuk zmbrapsen nga imazhet grafike

Fotografitë paralajmëruese në pakot e cigareve që tregojnë për rreziqet që shkakton duhani kanë pak efekt te duhanpriësit adoleshentë, thotë një studim. Mbretëria e Bashkuar kishe futur imazhet e sëmundjes së mushkërive dhe të operimit të zemrës në pakot e cigareve në vitin 2008. Por studimi i Universtitetit të Stirlingut, që përfshinte 2.800 fëmijë, ka…

Lifestyle

05/09/2013 13:32

Fotografitë paralajmëruese në pakot e cigareve që tregojnë për rreziqet që shkakton duhani kanë pak efekt te duhanpriësit adoleshentë, thotë një studim.

Mbretëria e Bashkuar kishe futur imazhet e sëmundjes së mushkërive dhe të operimit të zemrës në pakot e cigareve në vitin 2008.

Por studimi i Universtitetit të Stirlingut, që përfshinte 2.800 fëmijë, ka gjetur se imazhet nuk kanë pothuajse asnjë efekt në frenimin e duhanpirësve nga mosha 11 deri 16 vjeçare.

Sidoqoftë, imazhet kishin efekt tek personat jo-duhanpirës dhe tek duhanpirësit eksperimentalë.

Studimi- i publikuar gazetën Tobacco Control  i ka shikuar të dhënat nga Anketa e Duhanit e Politikave Rinore, para dhe pas futjes së imazheve. Para se të futeshin imazhet, në pakot e cigareve përdoreshin vetëm paralajmërimet me tekst.

Nga 2.800 fëmijët që u intervistuan, një në dhjetë ishte duhanpirës, ndërsa të tjerët ishin jo-duhanpirës ose fëmijë që sapo kishin filluar të eksperimentonin me pirjen duhanit.

Përderisa përqindja e të rinjve të cilët mendonin se paralajmërimet me imazhe në pakot e cigareve kanë efekt në mospirjen e duhanit u rrit pas vendosjes së imazheve si në mesin e joduhanpirësve ashtu edhe tek eksperimentuesit, numri i duhanpirësve që ndaluan këtë ves mbeti gati konstant- ai u ngrit nga 13 në 14 për qind.

Drejtuesi i hulumtimit, Crawford Moodie tha përderisa se efekti i imazheve është zhgënjyes pasi që nuk është parë që ato të ndikojnë te duhanpirësit, rritja në numërit e jo-duhanpirësve dhe eksperimentuesve që janë ndaluar është vërtetë “një rezultat pozitiv”.

Gjithashtu ai tha se ka një rrezik të madh që njerëzit të bëhen imunë-  imazhet dhe tekstet paralajmëruese nuk kanë ndryshuar që kur ato u prezentuan në vitin 2003 dhe 2008 respektivisht.

“Shtetet tjera rregullisht ndryshojnë tesktet e tyre parajamëruese. Unë mendoj se nëse ndryshohen edhe këtu do të kenë më shumë ndikim”.