Duhanaj: VV i shfrytëzon njerëzit për vota

Leon Duhanaj, ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, i cili së fundi dha dorëheqje nga kjo lëvizje, tha se VV nuk ka agjendë dhe se nuk lejon mendimin e lirë.

Lajme

14/04/2015 21:04

Sipas tij, Vetëvendosje i ka shfrytëzuar njerëzit vetëm në kohë zgjedhjesh, duke i harruar pastaj.

Ai tha në emisionin Rokull roll se VV i ka shfrytëzuar njerëzit veç për vota, duke e ilustruar këtë me zgjedhjet e fundit.

“Kemi qenë pjesë e listës 110 vetë, e cila listë është quajtur më e mira në zgjedhje. 70 për qind nuk janë aktivë në Vetëvendosje dhe nuk i kanë kontaktuar më kurrë pas zgjedhjeve, që do të thotë se këta janë shfrytëzuar për një moment”, tha ai në emisionin ‘Rrokum Roll’ në televizionin Rrokum.

Tha se VV nuk ka agjendë dhe nuk është brenda ashtu siç mendojnë njerëzit jashtë saj.

“Unë besoj fort se s’ka agjendë”, theksoi ai.