Duel titanësh për Harry Kane – dy skuadra ofrojnë nga 150 milionë funte

Tottenham Hotspur vështirë se do ta mbajë Harry Kane edhe për një sezon.

Sport

04/04/2020 23:41

Harry Kane është një nga sulmuesit më të vlerësuar në top pesë ligat evropiane dhe tashmë skuadrat gjigante të Evropës janë në kërkim të tij.

Raportime nga ‘Express’ bëjnë të ditur se Harry Kane është arsyeja e luftës mes Manchester City dhe Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Të dy skuadrat thuhet se janë gati të ofrojnë një shumë prej 150 milionë funteve për kartonin e tij.

Tottenham do ta ketë të vështirë t’iu rezistojë ofertave të majme.

Mbetet të shihet se cilën fanellë do ta ketë Harry Kane gjatë sezonit të ardhshëm, nëse largohet nga Londra Veriore. /Lajmi.net/