Duel “titanësh” për Gavin – Man City dhe Liverpooli e dëshirojnë në skuadër

Manchester City dhe Liverpooli janë vënë pas mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Gavi.

Sport

15/06/2022 19:03

Sipas asaj që raporton The Sun, të dyja skuadrat janë duke e monitoruar nga afër lojtarin i cili bëri performanca fantastike këtë sezon me “blaugranat”, transmeton lajmi.net.

Sipas po të njëjtit burim, klauzola e lojtarit pritet të dyfishohet nga 42 milionë në 80 të tillë.

Që të mos u bie të paguajnë më shumë sesa tash, të dyja palët po tentojnë që ta bindin lojtarin dhe ta kryejnë transferimin e tij sa më shpejt që është e mundur. /Lajmi.net/