Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare, raporton Ekonomia Online. Balje është ndaluar për rreth një orë dhe ishte duke udhëtuar drejt Austrisë së bashku me familjen. “Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç…

Lajme

23/04/2024 12:15

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare, raporton Ekonomia Online.

Balje është ndaluar për rreth një orë dhe ishte duke udhëtuar drejt Austrisë së bashku me familjen.

“Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç me kanë ndalë dhe për një orë mi kanë ndal letrat. Burri ka pyetur a ka najsen, dhe i kanë thënë jo kontroll rutinore”, ka thënë shkurtimisht Balje.