Duda Balje pas shkarkimeve nga Kurti: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Ugllari, si dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviç. Vendimi është marrë dje, më 27 tetor, dhe është interpretuar gjerësisht si një formë “hakmarrjeje” ndaj deputetës së komuniteteve, Duda Balje, transmeton lajmi.net. Ugllari është anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga…

Lajme

28/10/2025 14:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Ugllari, si dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviç.

Vendimi është marrë dje, më 27 tetor, dhe është interpretuar gjerësisht si një formë “hakmarrjeje” ndaj deputetës së komuniteteve, Duda Balje, transmeton lajmi.net.

Ugllari është anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga vetë deputetja Balje, e cila në seancën e së dielës nuk e votoi Qeverinë e propozuar nga Kurti, duke deklaruar publikisht se “nuk do të ketë votë për Qeverinë Kurti 3”.

Pas shkarkimeve, Duda Balje ka reaguar me një postim të shkurtër, por domethënës në rrjete sociale, duke shkruar:
“Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”

Reagimi i saj është parë si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj veprimeve të Kurtit, të cilat sipas saj tregojnë vazhdimësinë e një qëndrimi të ashpër politik ndaj përfaqësuesve të komuniteteve që nuk mbështetën Qeverinë e tij./lajmi.net/