Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s’i kuptoj
Deputetja e njohur boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka bërë disa deklarata të forta në intervistën e saj në “Shok Podcast” me moderatorin Fis Juniku. E pyetur se sa do ta pranonte që njëri nga fëmijët e saj të ishte pjesë e komunitetit LGBT, ajo u shpreh kategorikisht kundër. “Jo, unë nuk mundem…

Lajme
Deputetja e njohur boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka bërë disa deklarata të forta në intervistën e saj në “Shok Podcast” me moderatorin Fis Juniku.
E pyetur se sa do ta pranonte që njëri nga fëmijët e saj të ishte pjesë e komunitetit LGBT, ajo u shpreh kategorikisht kundër.
“Jo, unë nuk mundem të vendos për dikë tjetër, as për fëmijët e mi, por unë me pranu jo. Nuk do t’i përkrahja edhe do t’i thoja jeto qysh të duash, por larg meje. S’dua të jem pjesë e një personi që nuk e jeton jetën normal” – deklaroi Balje.
Deputetja gjithashtu kritikoi feministet dhe nismat për fertilizimin in vitro (IVF) pa partner, duke i konsideruar të papranueshme.