Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së
Deputetja boshnjake Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së. Lajmin e ka dhënë shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri. “Çështja e dytë ka të bëj me atë se deputetja e nderuar Duda Balje iu ka bashku grupit të AAK-së si anëtare e grupit tonë parlamentar”, ka thënë Tahiri para mediave,…
Lajme
Deputetja boshnjake Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.
Lajmin e ka dhënë shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.
“Çështja e dytë ka të bëj me atë se deputetja e nderuar Duda Balje iu ka bashku grupit të AAK-së si anëtare e grupit tonë parlamentar”, ka thënë Tahiri para mediave, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.
AAK i ka fituar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa tani këtij grupi i është bashkuar edhe Duda Balje duke u bërë gjithsej 7 deputetë. /Lajmi.net/